Kriptovaluta e Facebook-ut e ashtuquajtur “Libra” ngjalli shqetësimet e para tek politikanët e Britanisë së Madhe. Ky shqetësi filloi me pretendimet që hyrja e gjigantit teknologjik në botën e financave do t’i jepte shumë pushtet.
Në mënyrë të ngjashme politikanët e Mbretërisë së Bashkuar filluan duke pyetur homologët e tyre amerikanë, nderta dhe drejtuesin e teknologjisë blockchain të Facebook, David Marcus i cili kishte qëndrua më shumë se 2 javë në Britaninë e Madhe. Se si gjigandi Facebook-ut do ti mbrojë të dhënat financiare të përdoruesve pas një serie skandalesh.
Po ashtu dhe Damian Collins, kryetar i Komitetit të Përbashkët të, Kulturës, Medias dhe Sportit shtoj:
“ Facebooku është një organizatë globale që nuk ka kufij fizikë, por në thelb ka një komunitet global që është vetëm nën mbikëqyrjen e Mark Zuckerberg.
Nëse do të kemi këtë sistem të pagesave të krijuara nga Facebook që ekziston brenda një kopshti me mur të Facebook-ut, të cilin askush nuk mund të ketë qasje ose mund të pyesë, atëherë shqetësimi ynë duhet të jetë se ky sistem do të jetë i hapur për masiv mashtrim”