Zyra e Rregullatorit për Energjinë Elektrike (ZRrE) ka paralajmëruar një rritje mesatare të tarifave të energjisë për konsumatorët prej 15 për qind, ndërsa bordi i kësaj zyre pritet të marrë një vendim për këtë çështje.
Lidhur me këtë, më 5 prill, në Prishtinë pritet të mbahet një protestë kundër kësaj rritje të rrymës.
Në protestë, aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen në sheshin ‘Skënderbe”, duke filluar nga ora 15:00.
Kjo protestë është organizuar nga grupi “Asnjë cent ma shumë” me qëllim të ngritjes së zërit kundër varfërisë energjetike.