Në selinë qendrore të LDK-së ka nisur mbledhja e kryesisë së kësaj partie.
Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarët e LDK-së pritet që në këtë mbledhje të diskutojë për rezultatet e arritura nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Gjithashtu, aty do të diskutohet edhe drejtimi që do të marrë LDK-ja pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.
Pas mbledhjes, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku do t’i adresohet mediave.