Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mjaftueshëm prona, por jo të gjitha në emrin e tij.
Kështu bëhet e ditur në faqen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Konjufca ka deklaruar tri banesa, një të tij dhe dy të prindërve, tre tokë dhe shtëpi poashtu në emër të prindërve, depo e parking në emër të tij dhe një tokë tjetër poashtu në emër të prindërve.
Banesa që posedon ish-kryeparlamentari kap shifrën e mbi 60 mijë eurove, ndërkohë një parking i blerë ka kushtuar gjashtë mijë euro. E një tokë e prindërve të tij ka kushtuar hiç më pak se 80 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.
Konjufca ka deklaruar një veturë të tipit Chevrolet në vlerë të tre mijë eurove e cila është regjistruar në emër të bashkëshortes së tij.
Më tej, ish-kryetari i Kuvendit në bankë ka mbi shtatë mijë euro të kursyera.
Konjufca ka deklaruar se nuk përfiton të ardhura personale nga ushtrimi i pozitës së tij si nënkryetari i parë i LVV-së, ndërkohë paga vjetore i del mbi 35 mijë euro.
Kliko KËTU për dokumentin.