Live

Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit, PDK mbledh Kryesinë

16:34 / 14 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbledhur sot Kryesinë e partisë. 

Mbledhja ka nisur në ora 16:00 dhe aty pritet që të vendosen hapat se si  do të veprojë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila pritet të mbahet nesër, me fillim në ora 10:00.

Menjëherë, pas mbledhjes së Kryesisë, në ora 18:00 pritet të mblidhet edhe Grupi Parlamentar.

Shpërndaje në

U Kopjua