Live

Një ditë pas vizitës në Kosovë, ndryshon ekipi mbrojtës i Thaçit

16:56 / 14 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një ditë pas vizitës së Hashim Thaçit në Kosovë, janë njoftuar ndryshime në përbërjen e ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës.

Avokatja Nina Tavakoli ka vendosur të tërhiqet nga mbrojtja e Thaçit në rastin ku ai akuzohet për pengim të drejtësisë.

Tavakoli, e cila po e përfaqëson Thaçin edhe në rastin tjetër për krime lufte në Dhomat e Specializuara, ka argumentuar se shkak për dorëheqjen e saj është “mosmjaftueshmëria e kohës” për të menaxhuar të dyja rastet njëkohësisht.

Ajo ka siguruar se largimi nga ky rast nuk ka lidhje me çështje financiare apo pagesa.

Shpërndaje në

U Kopjua