Live

Një femër në Gjakovë e dorëzon një AK-47 në Polici

10:05 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një femër në Gjakovë ka dorëzuar në Polici një armë të tipit AK-47.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se arma është sekuestruat nga njësia e hetimeve.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit rasti është proceduar me procedurë të rregullt.

“Gjakovë  18.04.2025, 15:25. E dyshuara femër kosovare është paraqitur në stacion policor dhe e njëjta e kishte dorëzuar një armë AK-47, arma është sekuestruar nga njësia e hetimeve. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”. 

Shpërndaje në

U Kopjua