GAC Group ( Guangzhou Automobile Group), një nga prodhuesit më të njohur të automobilave në Kinë, sapo ka hapur qendrën e parë të projektimit në Evropë, e njohur si GAC R&D Center Europe, në Milano. Me rastin e këtij inaugurimi, firma kineze ka prezantuar dhe konceptin spektakolar GAC Barchetta.
Pa çati, dyer apo xhama, e parë nga lart, kjo barchetta elektrike thellësisht aerodinamike pothuajse duket si një maus kompjuteri. Trupi nuk është fibër karboni, siç mund të mendoni, por alumini, një material që GAC e konsideron më të përjetshëm dhe më të thjeshtë për të punuar.

Për t’u ulu në dy sediljet e tij, duhet së pari të hiqni një mbulesë. Pas rrotave të përparme shpalosen kamerat e vogla që veprojnë si pasqyra, hiqet paneli i sipërm qendror, i cili ekspozon ndarjen e pasagjerëve. Vetë kompania thekson se struktura e modelit është projektuar rreth tre seksioneve të ndryshme.
E para lidhet me shasinë, e cila është e sheshtë dhe përmban bateri elektrike shumë kompakte që, sipas firmës, do të përsërisnin konceptin e një telefoni celular, por në një shkallë të gjerë. E dyta është struktura e ndërtuar tërësisht nga alumini, një material shumë i lehtë.

Dhe e treta, një brendësi minimaliste me një timon me një sistem drejtues kabllor dhe sedilje të ricikluara, struktura e të cilave peshon vetëm tre kilogramë.



