Live

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

20:50 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj Millosh Antoviq nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i cili dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, më 29 maj të vitit 2023.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Antoviq, dyshohet për veprat penale “bashkimi për veprimtari antikushtetuese”, “rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare”, “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “sulm ndaj personit zyrtar”, blerja, posedimi, dhe shpërndarje e narkotikëve”, si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Prokuroria Themelore e Prishtinës të mërkurën ka kërkuar arrestimin e të njëjtit.

Shpërndaje në

U Kopjua