Live

Një turist po vizitonte Romën me fanellën e argjentinasit, nuk ia kishte idenë se pas tij qëndronte vetë Paulo Dybala

15:42 / 28 Tetor 2022

Nga admin

Paulo Dybala vendosi të vizitonte Koloseun e Romës me të dashurën dhe miqtë e tij pak ditë më parë, ndërsa u gjend në qendër të vëmendjes kur bëri një lëvizje të paharrueshme për një nga turistët me fanellën e tij.

Argjentinasi e nisi mirë sezonin dhe tregoi se do të jetë një përforcim i madh, por së fundmi ka pësuar një dëmtim të rëndë që ndoshta do ta mbajë jashtë fushës për disa kohë. Duke u rikuperuar nga dëmtimi, Dybala mesa duket vendosi të shfrytëzojë kohën për të njohur më mirë Romën, ku u zhvendos me të dashurën e tij para fillimit të sezonit.

Dybala ka vizituar Koloseun dy ditë më parë dhe me lëvizjen e tij me siguri i ka zbukuruar ditën një prej turistëve.

Një i ri në atë moment ndodhej në Kolose me të dashurën e tij dhe për t’i bërë gjërat më interesante, kishte veshur një fanellë me emrin Dybala. Mirëpo, ai nuk e kishte idenë që pranë tij ishte Dybala dhe kur argjentinasi e pa, vendosi t’i afrohej, gjë që e la pa fjalë këtë të ri. Ata kanë bërë një foto së bashku dhe më pas futbollisti i Romës ka firmosur në fanellën e të riut. /Demokracia.com

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...