Live

Njeriu i rekordeve: Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë që shënon het-trik brenda pjesës së parë në kampionatin arab

19:21 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Pavarësisht moshës 38-vjeçare, Cristiano Ronaldo po vazhdon të vendos rekorde të cilat do ta rikujtojnë edhe pas pensionimit.

Pas një aventure të jashtëzakonshme në Evropë, Ronaldo është duke korrur suksese edhe në Arabinë Saudite, te Al-Nassr.

Portugezi me tre golëshin në fitoren ndaj Damac, u bë futbollisti i parë në histori të Arabisë Saudite që shënon het-trik brenda pjesës së parë.

Ronaldo ka rigjetur formën në vitin 2023 te Al Nassr dhe pas vetëm disa ndeshjeve, tashmë ka zënë vendin si futbollisti i katër me më së shumti gola në kampionat.

Ronaldo ka regjistruar katër gola duke shtuar edhe dy asistime tek emri i tij, me bashkëlojtarin Talisca që momentalisht është golashënuesi më i mirë në ligë me 13 sosh.

Portugezi pas fitores së fundit deklaroi se është adaptuar mirë te Al Nassr dhe është duke i kuptuar shumë më mirë lëvizjet e bashkëlojtarëve.

“Jam i lumtur, tani jam më i lidhur me skuadrën. I kuptoj lëvizjet e bashkëlojtarëve, pra jam adaptuar mirë. Gjëja më e rëndësishme është skuadra”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Al Nassr është lider në kampionatin arab me 43 pikë të mbledhura, dy më shumë e Al-Ittihad.

Shpërndaje në

U Kopjua