Mesfushori nga Peja, Lisian Thaqi, një 16 vjeçar jashtëzakonisht i talentuar, u ftua nga gjiganti gjerman, Bayern Munich, në projektin e tyre prestigjioz, Bayern World Squad.
Nga ky projekti rreth 6,000 futbollistë nga e gjithë bota, vetëm 30 më të mirët kanë fituar mundësinë të jenë pjesë e kësaj elite – dhe Lisiani, nga Peja është njëri nga ata. Ky moment historik e bën atë futbollistin e parë nga Kosova që pranohet në këtë organizim të madh.
Lisiani është lojtar i KF Pejës dhe pjesë e kombëtares së Kosovës U16, dhe njihet për stilin e tij elegant të lojës, kontrollin e topit dhe vizionin e jashtëzakonshëm, dhe madje është konsideruar si një Zinedine Zidane i ri në futbollin kosovar, ka shkruar Telegrafi
Ky sukses është një dëshmi se Kosova po rrit një brez të artë futbollistësh, të cilët po të vlerësoheshin më shumë nga klubet vendore do të shpërthenin më herët në skenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht, klubet në Kosovë ende nuk i japin hapësirën e duhur këtyre talentëve.
Bayern njihet për zbulimin e talenteve të rinj, dhe Lisiani mund të jetë diamanti i radhës
Lisian Thaqi ka një afat kohor për një muaj, që t’i bind bavarezët të vazhdojë karrierën e tij tek ekipi i tyre.
