Live

Njohja e Kosovës nga Sudani, ende asnjë reagim nga Qeveria në detyrë

21:44 / 12 Prill 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mbrëmjen e sotme nga Antalya e Turqisë njoftoi se Republika e Kosovës është njohur edhe nga Sudani.

Pas bërjes publike të lajmit për njohjen nga Sudani nga presidentja, i menjëhershëm ka qenë reagimi i liderëve dhe përfaqësuesve të partive politike opozitare.

Ata e kanë përshëndetur njohjen e Kosovës nga shteti afrikan.

Mirëpo, ende nuk ka reagime nga Qeveria në detyrë, raporton Telegrafi.

Për njohjen e Kosovës nga Sudani nuk ka reaguar as kryeministri Kurti e as Ministrja e Jashtme në detyrë Donika Gërvalla.

Shpërndaje në

U Kopjua