Njohjen e parë pas gati pesë vitesh e solli dhe e pranoi ish-President i Kosovës Behgjet Pacolli, nga Kenia – por, Donika Gërvalla, e largoi nga çfarëdo roli e kontributi duke e personalizuar se këtë njohje e ka meritë ajo vetë dhe Presidentja Vjosa Osmani.
Ndryshe nga Gërvalla, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njohu dhe mirënjohu rolin dhe kontributin e Behgjet Pacollit në këtë njohje, e cila edhe iu dorëzua në duar vetë atij nga autoritetet shtetërore të Kenias.
Reagimi i plotë:
Mirëpresim vendimin e Republikës së Kenias për të njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, një lajm i rëndësishëm që thekson përparimin dhe forcimin e pozitës sonë në skenën ndërkombëtare dhe në kontinentin afrikan. 🇽🇰🤝🇰🇪
Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke.
Mezi presim ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Republikën e Kenias dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona në fusha të ndryshme.
