Një spektakël futbollistik patën rastin ta shohin tifozët në “Camp Nou”.
Katër gola, nga dy për secilën skuadër ishte bilanci përfundimtar i ndeshjes.
Barcelona dhe Manchester United, luajtën 2:2 në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në UEFA Europa League.
Marcos Alonso e kaloi Barcën në epërsi në minutën e 50-të.
Tre minuta më vonë rezultati u barazua, për 1:1 shënoi Marcos Rashford.
Jules Kounde, shënoi në portën e gabuar duke ia mundësuar “Djajve të kuq” kalimin në epërsi.
E ndërkaq rezultatin në 2:2 e barazoi Raphinia, në minutën e 76-të.