Live

Nuk ka fitues në mes të Barcelonës dhe Manchester Unitedit

21:22 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një spektakël futbollistik patën rastin ta shohin tifozët në “Camp Nou”.

Katër gola, nga dy për secilën skuadër ishte bilanci përfundimtar i ndeshjes.

Barcelona dhe Manchester United, luajtën 2:2 në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në UEFA Europa League.

Marcos Alonso e kaloi Barcën në epërsi në minutën e 50-të.

Tre minuta më vonë rezultati u barazua, për 1:1 shënoi Marcos Rashford.

Jules Kounde, shënoi në portën e gabuar duke ia mundësuar “Djajve të kuq” kalimin në epërsi.

E ndërkaq rezultatin në 2:2 e barazoi Raphinia, në minutën e 76-të.

Shpërndaje në

U Kopjua