Live

Numërimi i votave dhe krijimi i institucioneve, Kurti takon ambasadorin suedez

18:27 / 26 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar  sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, ambasadori Westerlund e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin e zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave dhe për hapat e formimi të institucioneve në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Republikës. Gjithashtu, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Suedi, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se Kurti e ka falënderuar ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme, që Suedia i ka dhënë Kosovës dhe për angazhimin e tij në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Shpërndaje në

U Kopjua