Live

Oltion Billalli dërgohet në QKUK, ka pësuar gjakderdhje të brendshme

19:36 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Drejtori i klubit SC Gjilani, Syart Rrahmani, ka treguar për gjendjen shëndetësore të futbollistit Oltion Bilalli, i cili pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Malishevës.

Bilalli është transferuar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

“Oltioni ka gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Rrahmani për Telegrafin.

“Ai do të vëzhgohet më tej nga mjekët dhe është dërguar në QKUK. Ne jemi në Prishtinë, pranë tij”.

Shpërndaje në

U Kopjua