Në një operacion policor që u zhvillua në fshatin Rodel të Leposoviqit, janë konfiskuar armë, municion, uniforma ushtarake dhe dokumentacion.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në një konferencë te përbashkët me ministrin e Punëve tw Brendshme,
Hoxha ka thënë se aksioni është duke vazhduar, ndërsa një person është shoqëruar në stacionin policor për t’u intervistuar.
“Tani po jap listën e provave. Një pushkë, kondak pushke, 19 fishekë për pistoletë, një çantë me 49 fishekë për armë të gjatë, 1 palë dylbi për snajper, 11 fishekë për armë gjuetie, 1 çantë me 4 karikator të zbrazët, një pjesë për tytë, dhe një kuti me vaj”.
“Pajisje për pastrimin e armës, dy gazmaska, pajisje ushtarake për ushqim, çantë për ndihmë të parë, qese për pajisje dhe ndihmë të parë, dy vula, literaturë të ndryshme, çantë me dokumente, substancë të dyshuar të eksplozivit, telefona, dylbi, dy shigjeta, substancë e dyshuar e eksplozivit, thikë, karikator i zbrazët, disa çanta ushtarake, jakne me mbishkrime si dhe 31-40 uniforma ushtarake të ndryshme, ku në mesin e tyre një është e organizatës ‘Mbrojtja Civile’”, ka thënë Hoxha ndër të tjera.
Në konferencë për media ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla është shprehur se policia ka gjetur dokumentacione që dëshmojnë se organizata terroriste “Mbrojtja Civile”, vazhdon të jetë aktive në territorin e Kosovës.