Pak orë para seancës së konstituimit të Kuvenidt, Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje sot është takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Burime të Kosovalive kanë treguar se takimi po zhvillohet në objektin e Qeverisë.
Kujtojmë se Balje ishte takuar edhe njëherë me Kurtin dhe ia kishte paraqitur kërkesat e saj që i kanë si boshnjakë, e të cilat janë: “Komuna e boshnjakëve, reforma në arsim dhe trajtimi i barabartë me krejt deputetët të cilët kanë nga një votë brenda Kuvendit”.
“Sot na kemi pasë takimin e parë. Edhe unë dola para Kryeministrit për kërkesat që ne si boshnjakë i kemi. Nuk kemi marrë asnjë konfirmim.” – kishte thënë ajo për media, duke shtuar se nuk e di ende se kur do ta realizojnë takimin tjetër.