Live

Organizoi bixhoz të paligjshëm, 74 vjeçari arrestohet në veri

16:18 / 17 Prill 2025

Nga Kosova Live

Njësia e hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informatave në rrugë Operative kanë kryer kontroll në një kioskë “Lotaria e Serbisë” në qytetin e Leposaviqit.

Me këtë rast një 74 vjeçar është arrestuar dhe është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës.

Si prova materiale janë sekuestruar pajisje për organizimin e lojërave të fatit si:

një aparat për shtypjen e tiketave me pajisje përcjellëse,

një reklamë e Lotarisë,

një vulë me mbishkrimin e Lotarisë së Serbisë,

– 10 mijë dinarë të Serbisë,

– Kartela të lojërave të fatit, si dhe materiale tjera që mundësojnë zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku me urdhrin e tij kioska është mbyllur përkohësisht, është iniciuar rasti “Organizim të Skemave Piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Policia apelon te të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe rithekson përkushtimin e saj në luftimin e çdo dukurie që bie ndesh me ligjin.

Çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke u siguruar që shkelësit e ligjit të përballen me drejtësinë.

Organizoi bixhoz të paligjshëm, 74 vjeçari arrestohet në veri

Shpërndaje në

U Kopjua