Live

Osmani arrin në Finlandë – pos diskutimeve me liderë, do të takohet edhe me mërgatën

09:46 / 23 Prill 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Finlandë, atje ku do të zhvillojë vizitë pune me ftesë të homologut të saj finlandez, Alexander Stubb.

E para e shtetit postoi një fotografi në llogarinë e saj në Facebook, përmes së cilës tha: “Si dy vende liridashëse, do të diskutojmë angazhimin e përbashkët për ta thelluar partneritetin tonë, drejt ndërtimit të një të ardhmeje euroatlantike, më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët tanë”.

Përpos takimeve me liderë shtetëror, Osmani thotë se do të takohet edhe me mërgatën në Finlandë dhe do t’iu adresohet studentëve të Universitet të Helsinkit.

Shpërndaje në

U Kopjua