Live

Osmani dekoron me Medalje Presidenciale të Meritave, Michael Rothin

21:35 / 17 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar të hënën në Berlin, Michael Rothin me Medalje Presidenciale të Meritave. 

Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se medalja i është ndarë Rothit si simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës për angazhimin e tij të palëkundur për të ardhmen e Kosovës në BE.

Roth është kryetar aktual i komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman dhe ish-ministër gjerman.

“Si një mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që ka pasqyruar vazhdimisht aspiratat tona në skenën ndërkombëtare, sonte në Berlin dekorova Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave—një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës. Suksesi i Kosovës ka qenë gjithmonë më i fortë falë miqve që qëndrojnë pranë nesh—atyre që besojnë në demokraci, liri dhe në vendin tonë të merituar në familjen evropiane. Për mbrojtje të këtyre vlerave, Michael Roth, kryetar aktual i komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman e ish-ministër, punoi përgjatë 27 viteve të angazhimit të tij politik. Faleminderit, z. Roth, për përkushtimin tuaj të palodhur në afrimin e dy vendeve tona dhe angazhimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua