Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, i cili do të varroset në Bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan.
Përmes një video të shpërndarë në faqen e Presidencës, Osmani shihet teksa mbërrin në Bazilikë bashkë me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, transmeton Klankosova.tv.
Papa Françesku vdiq të hënën e 21 prillit pas një sëmundjeje, ndërsa në varrimin e tij pritet të marrin pjesë mbi 200 mijë njerëz.