Live

Osmani nga BIK: Uroj që fryma e solidaritetit të vazhdojë edhe gjatë vitit

09:48 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për vizitë ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani uroi festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë, teksa uroi që besimtarëve t’i është pranuar agjërimi.

“Është nder i veçantë që nga Bashkësia Islame t’i urojmë të gjithë qytetarët me fat Bajramin me shpresën që lutjet e tyre gjatë muajit të shenjtë të janë pranuar dhe me urimin nga thellësia e zemrës për shëndet begati për secilën familje në secilën shtëpi”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv

Ajo tutje tha se shpreson që fryma e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit.

“Shpresoj që kjo festë por edhe i gjithë muaji i shenjtë i Ramazanit të jenë inspirim për secilin qytetarë që kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit”, tha presidentja Osmani. 

Shpërndaje në

U Kopjua