Live

Osmani takohet me Kapetanoviqin, flasin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

18:27 / 13 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani, sot u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanovi, ku folën për thellimin e bashkëpunimin dhe çështjen e personave të zhdukur.

Përmes një njoftimi, u bë e ditur se gjatë takimit diskutuan angazhimin e Kosovës për bashkëpunimin si hap kyç për stabilitet dhe progres.

“Ajo vlerësoi nismat rajonale të cilat po kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet shteteve fqinje në rajonin tonë, me ç’rast potencoi rëndësinë e mundësive të barabarta pa pengesa procedurale apo politike”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, Osmani e Kapetanovi folën edhe për çështjen e Procesit të Berlinit, ku sipas presidentes, duhet më shumë përkushtimin për të punuar në rikthimin e fokusit në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.

“Tutje, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë jetike të investimit në fuqizimin e vajzave dhe grave, duke e cilësuar këtë si një parakusht për rritjen e mirëqenies dhe avancimin e zhvillimit të rajonit. Gjithashtu, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka konfirmuar rolin e saj konstruktiv në rajon dhe riafirmoi angazhimin për integrimin e plotë në kuadrin rajonal”, thuhet tutje.

Shpërndaje në

U Kopjua