Live

Pacolli: Njohja nga Kenia nisi një valë të re përkrahjeje për Kosovën

20:19 / 12 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ish-ministri i Jashtëm i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Behgjet Pacolli, ka reaguar pas njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Sudani.

Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thekësuar se kjo njohje vjen si vazhdimësi e mbështjejes së Kosovës e cila u nxit nga njohja e Kenisë.

“Ashtu siç e paralajmëruam, njohja nga Kenia si një nga shtetet më të fuqishme në kontinentin afrikan, nxit një valë njohjesh për vendin tonë. Njohja nga Sudani është lajm fantastik. Urime Kosovë!”, ka shkruar Pacolli.

Ndërsa, me 26 mars, Kenia e kishte njohur zyrtarish pavarësinë e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua