Live

“Pagë më të lartë se Kurti”- Kjo është pasuria e kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana

14:40 / 26 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kreshefja ekzekutive në kompaninë publike Telekomi i Kosovës, Burbuqe Hana ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2025.

Burbuqe Hana ka deklaruar pasuri të palujtshme, shtëpi dhe banesë. Shtëpia e saj 216 metra katror ka vlerë 125 mijë euro, ndërsa vlera e banesës së përbashkët 23 mijë euro.

Hana ka deklaruar në APK se posedon edhe një veturë në vlerë 13 mijë e 500 euro.

Përveç kësaj, Hana ka deklaruar pagën vjetore nga Telekomi i Kosovës në vlerë 20 mijë e 762 euro ose pagë vjetore 1 mijë e 730 euro.

Paga e Burbuqe Hanës po del të jetë më e lartë edhe se e kryeministrit në vend, në këtë rast kryministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kurti për vitin 2025 ka deklaruar pagën vjetore në vlerë 20 mijë e 278 euro.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka publikuar raportet për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë, politikanët, ndër ta edhe për drejtues të ndërmarrjeve publike dhe institucione të pavarura.

Shpërndaje në

U Kopjua