Live

Pajisjet që shpenzojnë më së shumti energji në shtëpinë tuaj

16:22 / 19 Nëntor 2022

Nga admin

Nëse nuk e dinit çdo pajisje që mbahet në prizë edhe pse nuk e përdorim, shpenzon energji elektrike. Por gjashtë pajisje janë ato të cilat bëjnë që t’ju vijë fatura më e lartë e energjisë.

Shpesh, vlera mund të jetë shumë më e lartë se sa presim, prandaj duhet të gjejmë gjithmonë një mënyrë për të kursyer sa më shumë që të jetë e mundur.

Mjafton të keni kujdes në disa pajisje, pasi harxhojnë shumë energji dhe ju sjellin faturë të lartë në fund të muajit.

Karikuesi i celularit

Shumë njerëz lënë karikuesit të lidhur në prizë çdo ditë, por nuk e kanë dijeninë se sa mund të rritin kostot e tyre të energjisë. Konsumi mesatar i energjisë i një karikuesi është 0.26 W, duke mos e përdorur atë arrin në 1 W deri në 5 W, edhe kur është i lidhur një pajisje celulare plotësisht të karikuar.

Mikrovala

Nëse nuk hiqet nga priza, mikrovala mund të konsumojë 3 W më shumë. Gjëja më e mirë është që ta shkëpusni kur nuk është në përdorim.

Kompjuterët

Megjithëse laptopët përdoren më shumë, kompanitë e mëdha dhe njerëzit që punojnë në shtëpi përdorin kompjuterë fikse. Këto pajisje janë gjithmonë në funksion dhe konsumojnë shumë energji. Kompjuterët, edhe kur janë të fikur, mund të konsumojnë deri në 21 W.

Makineria e kafesë

Hiqjani prizën kur nuk e keni në përdorim pasi konsumon rreth 1W më shumë.

Telefoni pa kabllo

Edhe pse janë të rralla, këto pajisje ende përdoren gjerësisht, dhe konsumojnë rreth 3W kur ato janë në prizë.

Televizori

TV juaj harxhon 3W më shumë kur është i fikur, por ende në prizë. E njëjta gjë funksionon edhe tek modelet me konsum A +.

Shpërndaje në

U Kopjua