Live

Pamje të reja nga ku pati shpërthim në veturën e U.D drejtorit të QKUK-së

12:32 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një shpërthim ka ndodhur sot në parkingun e administratës qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku dyshohet se një mjet shpërthyes ka qenë i vendosur në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zyrës së tij, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Ndërkohë nga policia kanë konfirmuar se nuk ka të lënduar nga incidenti, përpos dëmeve materiale.

Shpërndaje në

U Kopjua