Gjatë javës që po e lëmë pas në qytetin e Ferizajt është mbajtur Panairi i Librit. Ky aktivitet kushtuar librit dhe veprimtarisë botuese është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe me rastin e hapjes kreu i kësaj ministrie, Kujtim Gashi, tha se Ferizaj po shndërrohet në një qendër që promovon librin si dhe po bëhet me një manifestim që i ka munguar.
Ministri i Kulturës ka thënë po ashtu se institucioni që ai e drejton i ka dhënë prioritet librit dhe se Ferizaj është njëra ndër qendrat që po shndërrohet nga qendër e biznesit edhe në qendër të aktivitetit kulturor.
Një numër modest i botuesve dhe librashitësve i ekspozuan botimet e tyre në këtë panair treditor, ku përveç qytetarëve ferizajas stendat i vizituan edhe shumë bashkatdhetarë që kanë ardhur për pushime në vendlindje.
Gjatë tri ditëve të panairit u organizuan edhe aktivitet përcjellëse si promovime librash, takime me autor dhe botues etj