Live

Paralajmërim nga shkencëtarët: Kanabisi mund të jetë duke jua ‘thyer’ zemrën…

16:40 / 17 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një studim i ri mund të ketë zbuluar një lidhje të mundshme mes tymosjes së marijuanës dhe një gjendje të njohur si “sindroma e zemrës së thyer”

Përderisa nuk dihet nëse sindroma është vdekjeprurëse për përdoruesit e kanabisit, hulumtuesit thonë se ata duhet ta kontrollojnë më shpesh shëndetin e zemrës.

Reklama

Tymosja e kanabisit mund të jetë duke e dyfishuar rrezikun e stresit kardiomipatik, transmeton Telegrafi.

Kjo gjendje bën që presioni intensiv fizik apo emocional mund të shpijë në dobësimin e muskujve të zemrës, duke shkaktuar dhimbje në gjoks, marramendje, probleme me frymëmarrje etj.

Sëmundja e njohur ndryshe si “sindroma e zemrës së thyer” në përgjithësi nuk është vdekjeprurëse, përdoruesit e kanabisit duhet të kenë kujdes sepse mund të kenë rrezik më të madh të arrestit kardiak.

Nëse tymosni kanabis dhe zhvilloni simptoma si dhimbja në gjoks dhe problemet me frymëmarrje, atëherë menjëherë duhet të shkoni te doktori më i afërt për t’u siguruar që nuk po keni probleme me zemër.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...