Ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramdani ka reaguar pas shpërthimit të mbrëmshëm në Zveçan, duke paralajmëruar se javët në vazhdim mund të kthejnë rreziqet e sigurisë në shkallë më të gjerë.
“Janë javë që mund të kthejnë rreziqet e sigurisë në shkallë më të gjerë dhe me pasoja serioze. Shteti i Kosovës nuk guxon të mbetet në vakuum institucional, derisa pakënaqësia qytetare për rritjen e çmimit të rrymës është duke u rritur”, shkroi Ramdani mes tjerash.
Postimi i plotë:
Dodik në Rusi e shpërthimet në Zveçan indikacione për tensionime të sigurisë.
Janë javë që mund të kthejnë rreziqet e sigurisë në shkallë më të gjerë dhe me pasoja serioze.
Shteti i Kosovës nuk guxon të mbetet në vakuum institucional, derisa pakënaqësia qytetare për rritjen e çmimit të rrymës është duke u rritur.