Live

Parandalohet kontrabandimi i substancës narkotike në burgun e Dubravës

12:58 / 27 Mars 2025

Nga Kosova Live

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar një rast të futjes së substancave të dyshuara narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Sipas njoftimit, gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm, stafi i sektorit të sigurisë në këtë qendër ka arritur të parandalojë futjen e një sasie të substancës së dyshuar narkotike.

“Falë informacioneve të brendshme dhe vigjilencës së stafit, tentativa për kontrabandim është zbuluar dhe neutralizuar në kohë. Lidhur me rastin, janë njoftuar autoritetet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të parandaluar çdo tentim për futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të rregullt.” – thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua