Live

Parashikimi i superkompjuterit: City fiton Premier League-n, Chelsea në Conference

08:49 / 09 Nëntor 2022

Nga admin

Sipas një superkompjuteri, Manchester City do të jetë përsëri fituesi i Premier League-s angleze. Në tabelën e formuluar nga “MyBettingSites”, skuadra e Pep Guardiola-s do të ndërrojë vendet me ekipin e Mikel Arteta-s. “Topçinjtë” aktualisht mbajnë kryesimin e ligës më të lartë angleze me dy pikë më shumë se “qytetarët”.

Dy vendet e tjera që të dërgojnë në Champions League në fund të sezonit do të arrihen nga Liverpool dhe Manchester United. Dy skuadra që aktualisht mbajnë vendin e tetë dhe të pestë.

Vendet në Europa League do të zihen nga Tottenham dhe Newcastle. Dy skuadra që përkatësisht mbajnë vendin e katërt dhe të tretë në renditjen aktuale të Premier League.

Chelsea do të përfundojë në pozitën e njëjtë me renditjen aktuale, vendin e shtatë. Një klasifikimi i tillë i dërgon blutë në UEFA Europa Conference League për herë të parë në historinë e tyre. Kjo pasi që dhe kompeticioni është i ri, në sezonin e tij të dytë.

Shpërndaje në

U Kopjua