Ylli i televizionit Kylie Jenner shumë shpejt do ta festojë ditëlindjen. Si zakonisht festimet për ditëlindjen e saj zgjasin me ditë të tëra. E kështu ndodhi edhe sivjet.
Partneri i saj Travis Scott i ka bërë surprizën e parë Kyliet.
Jenner ndau me fansat në instagram një video ku shihet shtëpia e saj e mbushur me petale lulesh.
Ajo ka treguar dhe shënimin e Travis ku shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen. Sapo kemi filluar. Të dua”.
“Shtëpia ime është e mbuluar nga trëndafilat dhe ditëlindja ime nuk ka ardhur ende”, ka shkruar 21-vjeçarja në videon e publikuar.