Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar me kreun e ekipit negociues nga Kosova, Besnik Bislimi.
Siç mëson Klani, takimi mes Sorenseit dhe Bislimit pritet të zgjasë deri në ora 12:15, transmeton Klankosova.tv.
Sorenseni u takua edhe me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, me të cilin folën rreth situatës së sigurisë në mbarë rajonin.
Ai nuk do të qëndrojë gjatë në Prishtinë, por vetëm për disa orë.