Live

Pas dëmtimit nga tërmeti restaurohet Mësonjëtorja e Parë Shqipe

08:53 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Muzeu Kombëtar i Arsimit, i njohur si Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë shumë shpejt do të restaurohet. Qeveria Shqiptare ka akorduar fondin e posaçëm për restaurimin e godinës emblematike të qytetit e cila jo vetëm do të restaurohet por dhe do të rikonceptohet dhe pjesa e mauzelumit të brendshëm, ka njoftuar televizioni “Vizion Plus”.

Sipas tij, projekti parashikon dy faza të punimeve dhe është hartuar nga ekipi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kombëtare, jo vetëm si nje detyrim institucional por si një detyrim ndaj historisë, Korçës dhe Kombit.

Muzeu i Mësonjëtores së parë Shqipe në Korçë, i amortizuar si ndërtesë nga mungesa e restaurimit, u mbyll për vizitorët pas tërmetit të 1 qershorit. Çarja e mureve dhe rreziku që godina dykatëshe hiatorike paraqiti pas tërmetit, e bëri edhe më të domosdoshme ndërhyrjen për restaurimin e plotë të saj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...