Bitcoin ka arritur një rekord të ri pas fitores së Donald Trump, pasi tregtarët vënë bast se ai do të përmbushë premtimet e tij parazgjedhore për të rritur kriptomonedhën, shkruan BBC, përcjell Gazeta Online KosovaLive.
Bitcoin – i cili është jashtëzakonisht i paqëndrueshëm – arriti pak më shumë se 75,000 dollarë të mërkurën në mëngjes.
Ashtu si në shumë fusha të politikave, pikëpamja e Trump për kripton ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë viteve.
Dikur ai e quajti atë një mashtrim – por kohët e fundit tha se do të ndihmonte SHBA-në të bëhej “kryeqyteti i botës” i Bitcoin dhe madje ka lançuar platformën e tij të kriptomonedhës.