Live

Pas nëntë vjetësh, Facebooku bën ndryshimin e madh

23:30 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Janë bërë 9 vite që kur “Meta” ndau Messengerin dhe Facebookun si aplikacione të veçante.

Tani, pas kaq kohësh, “Meta” ka vendosur që një gjë të tillë ta rikthejë sërish.

“Jemi duke testuar mundësinë që njerëzit t’i qasen inboxit të Messengerit brenda aplikacionit të Facebookut dhe së shpejti do ta shihni këtë veçori”, ka thënë shefi i Facebookut, Tom Alison, shkruan “Engadget”. “Duam ta bëjmë më të lehtë e më të thjeshtë për njerëzit që të lidhen me njëri-tjetrin”.

Kur “Meta” e pati hequr Messengerin nga Facebooku më 2014, pati njoftuar se “qëllimi është që të fokusohet zhvillimi i Messengerit si përvoja më e mirë e mundshme e mesazheve telefonike”.

Vendimi për largim ishte marrë më 2014, ndërsa më 2016, Facebooku nisi t’i shtynte njerëzit drejt aplikacionit të Messengerit duke ua hequr inboxin nga aplikacioni bazë.

Alison ka thënë se kthimi prapa nënkupton që njerëzit do ta kenë më të lehtë t’i shpërndajnë postimet, pa pasur nevojë ta ndryshojnë aplikacionin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...