Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku, ka folur për mediat para fillimit të seancës konstituive.
Ajo tha se kjo parti e ka qëndrimin e njëjtë sa i përket votimit të Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, njofton Klankosova.tv.
“Jo nuk e votojm”, tha ajo.
“PDK dhe po besojmë qytetarët presin zhbllokimin e gjendjes së së krijuar në Kuvend si pasojë e paaftësisë së VV-së për të krijuar shumicën. Fatkeqësisht këto janë vetëm shqetësimet tona. E, shqetësimet e qytetarëve janë çmimi e lartë i energjisë elektrike”, u shpreh deputetja, njofton Klankosova.tv.