Live

Peci: Është e qartë, ose i themelojmë institucionet, ose vendi shkon në zgjedhje

11:25 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci, ka deklaruar se janë duke u zhvilluar diskutime të vazhdueshme me partitë politike për krijimin e institucioneve të reja.

Ai theksoi se 47% e votuesve kanë mbështetur VV-në, përfshirë edhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë, dhe se një pjesë e tyre janë të gatshëm të përkrahin formimin e Kuvendit dhe Qeverisë.

“Kush thotë që nuk ka diskutime, gabohet – ka diskutime të vazhdueshme dhe ka pasur ftesa zyrtare drejtuar partive politike. Një gjë shumë e rëndësishme që nuk duhet harruar është se 47% e qytetarëve kanë votuar për VV-në. Kjo përfshin edhe komunitetet joshumicë – nëntë prej përfaqësuesve të tyre janë pjesë e përkrahjes për ta bërë të mundur formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë sa më shpejt. Nga ana tjetër, deri tani Lista Serbe nuk është rreshtuar me bllokun opozitar. Nëse këtij 47% i shtojmë edhe deputetët e Nismës, e kalojmë pragun e 50% dhe arrijmë shumicën bashkë me komunitetet. Është e qartë: ose i themelojmë institucionet, formojmë Kuvendin dhe Qeverinë, ose vendi shkon në zgjedhje”, deklaroi Peci. 

Shpërndaje në

U Kopjua