Diego Forlan njoftoi se po pensionohet në moshën 40 vjecare.
Ish lojtari i Manchester United, Villareal dhe Atletico Madrid lojën e fundit e ka zhvilluar në maj të vitit të kaluar.
“Nuk ishte e lehtë, nuk kam dashur të vinte kjo kohë, por e dija që do të ndodhte. Vendosa të ndaloja së luajturi profesionalisht futboll”, tha Forlan në një intervistë për Telemundo.
Sulmuesi për klubet e La Liga ka shënuar 128 gola në 240 ndeshje për Villarrealin dhe Atleticon. Ai ndihmoi skuadrën e Madridit të arrijë titullin e Ligës së Evropës në vitin 2010 dhe pati sezonin më të mirë një vit më parë kur shënoi 32 gola në 33 paraqitje.
Ai fitoi Copa America me Uruguain në vitin 2011 dhe përfundoi i katërti në Kupën e Botës një vit më parë me ekipin kombëtar gjersa fitoi “Këpucën e Artë” të botërorit