Live

Për aktakuzën ndaj Fikrim Damkës, shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare

21:55 / 25 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkës, të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që mund të bëhet një tjetër pengesë në përpjekjet e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, për të formuar një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të muajit të kaluar, ka shkruar Associated Press.

Derisa, zyra e prokurorit të Prizrenit, akuzon Damkën, se ka sulmuar dy individë nga një parti rivale e komunitetit turk në ditën e zgjedhjeve.

Në bazë të zyrës së prokurorit, ky sulm ka ardhur nga publikimi i disa informacioneve dhe lajmeve në platformat e mediave sociale kritikuese ndaj tij dhe partisë së tij, Partisë Demokratike Turke.

Ngjarja kishte ndodhur më 9 shkurt, në ditën e zgjedhjeve, ku ai akuzohet se e ka sulmuar dhe kanosur kundërshtaren politike, Arda Maloku.

Me 9 shkurt, ai u ndalua dhe vendimi për të ishte të mbahet në arrest shtëpiak, derisa kjo iu ndërpre me 7 mars.

Gjatë fushatës, Kurti tha se nuk do të bëhet bashkë me dy partitë e tjera të mëdha, PDK e LDK, duke e bërë të rëndësishme mbështetjen e partive të pakicës joserbe, të cilat kanë 10 vende.

Me dy vende në parlamentin e ri, partia e Damkës mund të jetë një aleat i rëndësishëm, kështu Associated Press ka shkruar se kjo aktakuzë do t’ia komplikojë formimin e qeverisë, Albin Kurtit.

Derisa, këtë aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren, Fikrim Damka e quan të pabazë dhe se do të vërtetohet pafajësia e tij në gjykatë.

Shpërndaje në

U Kopjua