Live

Për herë të parë përdoret kartoni i bardhë, ja pse

19:49 / 22 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sporting Lisbona dhe Benfica u ndëshkuan me një karton të bardhë, pasi një rregull i ri u fut në Portugali.

Kartonët e verdhë dhe të kuq përdoren zakonisht gjatë një ndeshje, megjithatë kartoni i bardhë u dha gjatë lojës së femrave të Sporting kundër Benficas, transmeton Klankosova.tv.

Me Benfikën që kryesonte 3-0 në atë kohë, stafi mjekësor nga të dyja palët vrapoi në ndihmë të një lojtare që thuhet se u ankua se ndihej i sëmurë në pjesën e parë.

Pas kësaj që ndodhi, arbitri u pa duke dhënë një karton të bardhë për të dy grupet e stafit mjekësor, gjë që u prit me brohoritje nga turma në Lisbonë.

Kartonët e bardhë janë prezantuar si pjesë e një nisme të re për zyrtarët që të njohin dhe lavdërojnë klubet për lojën e ndershme gjatë ndeshjeve dhe u prezantua për të përmirësuar vlerat etike në sport.

Edhe pse ende nuk është një praktikë e zakonshme, kartoni i bardhë është pjesë e një sërë prezantimesh të reja në futboll.

Benfica fitoi ndeshjen 5-0 dhe kaloi në gjysmëfinale.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...