Live

Për Hygertën vitet sikur kanë ndaluar, ajo ishte Miss Shqipëria 1995 dhe tani është 42 vjeçare

10:51 / 17 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Moderatorja e njohur e sportit, Hygerta Sako, duket se na ka vërtetuar edhe njëherë se mbetet një nga femrat më sharmante në vendin tonë.

Edhe pse jemi në tetor, për Sakon duket se sezoni veror nuk ka ikur akoma. Një ditë më parë ajo ka sfiduar të gjithë me një foto pranë detit, në Vlorë.

E shtrirë dhe me këmbët gjysëm të ngritura, Hygerta ka ndezur rrjetin teksa nxjerr në pah format e saj e trupore.

“E fundit Bye bye ”, shkruan Hygerta bashkëngjitur me foton, duke treguar se kaq e pati edhe vera.

Hygerta Sako është 42 vjeçe dhe ka qenë Miss Shqipëria në vitin e largët 1995.

Shpërndaje në

U Kopjua