Live

Përçarje brenda VV-së? Eksperti Elezi trondit me deklaratën (VIDEO)

15:08 / 28 Mars 2025

Nga Kosova Live

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, deklaroi se deri më tani nuk ka pasur asnjë takim mes PDK-së dhe LVV-së për krijim të qeverisë.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai theksoi se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka përçarje.

“Problemi kryesor në LVV është pozita e kryetarit të Kuvendit dhe Glauk Konjufca. Ka përçarje sepse aty  mendojnë se nuk duhet të jetë sërish Glauk Konjufca dhe fakti që i njëjti shkoi në vizitë në familjen Thaçi,  këtë s’e përballon politika e LVV-së, e cila ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga ai”, deklaroi Elezi.

Ai po ashtu theksoi se prishjet e raporteve janë të mëhershme, por se Konjufca në fakt tani i tregoi se ‘unë jam ky dhe kështu veproj, nuk jam gjithmonë personi i cili i rri gatitu partisë’.

“Të jeni të sigurt, po flas nga burime shumë mirë afër dy palëve, edhe më herët, para më shumë se një viti ka pasur një përplasje mes kryetarit të kuvendit dhe kryeministrit, po ajo është menaxhuar”,

“Tani vet mënyra e zvarritjes së certifikimit të zgjedhjeve dhe mënyra se si ka komunikuar deri më tani kryeministri, janë informacione publike të qarta qe qeveria aktuale nuk i ka votat. Përpjekjet e LVV-së kanë qenë për të bërë qeverinë. Tani kjo parti po provon t’i përdorë mjetet tjera ligjore, siç është bllokimi e shtyrja sa më shumë e zgjedhjes së qeverisë”, theksoi eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Shpërndaje në

U Kopjua