Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në rajonet e Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, i cili ka të bëjë me kontrabandën e armëve dhe municionit. Operacioni, i cili tashmë ka përfunduar, është zhvilluar në 21 lokacione, ndërsa janë zbardhur edhe detaje tjera.
Si rezultat i këtij aksioni janë arrestuar 16 persona.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
Ai po ashtu konfirmoi se me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.