Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka përfunduar numërimin e votave me postë.
Sipas të dhënave nga KQZ-ja, tani janë procesuar 100 për qind e votave.
Bazuar nga këto të dhëna, Lëvizja Vetëvendosje i ka 31 mijë e 963 vota, apo 51.57 për qind;
E dyta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës, që i mori 18 mijë e 933 vota, apo 30.55 për qind;
Në vendin e tretë është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 5 mijë e 878 vota, apo 9.48 për qind;
Kurse, koalicioni AAK-Nisma, i ka mbledhur 2 mijë vota apo 3.23 për qind e votave me postë.
Tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me numërimin e votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta.
Përfundimi i procesit të numërimit pritet të bëhet nesër me datë 5 mars. /Klankosova.tv
