Live

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Llapi, ky është rezultati

14:10 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Superkupës së Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Llapit.

Skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Llapi është duke luajtur me një lojtar më pak që nga minuta e 29-të, pasi futbollisti Bekim Maliqi është përjashtuar nga ndeshja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Ai bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj futbollistit të Ballkanit, Nazmi Gripshit.

Shpërndaje në

U Kopjua